Botë

Nënë Tereza, shenjtorja e parë shqiptare, kremtimet e kanonizimit nesër në vatikan

03.09.2016 15:13

Sheshi shën Pjetri në Vatikan mbledh mijra njerëz në ceremoninë madhështore të shenjtërimit të shqiptares Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, nënës Terezë...

Në një ceremoni të drejtuar nga Papa Francesku dhe nga kardinali Amor, përgjegjës për shenjtërimin e saj, e gjoitë bota do të dëgjojë për mrekullitë që e futën shqiptaren e Shkupit në rangun e lartë të shenjtoreve të njohura nga Vatikani.

Janë dy mrekulli që Vatikani tashmë ia ka njohur nënës Terezë, që do të kthehet kështu në shqiptaren e parë të shenjtëruar.

Mrekullia e parë mban emrin e indianes Monika Bescra nga Kalkuta, që vuante nga tumori në stomak. Ajo thotë se ka fjetur me një medialion të tënës Terezë dhe është lutur në emër të saj dhe sëmundja I është zhdukur.

Por mediat citojnë mjekët indianë të kohës që e sfiduan këtë pretendim duke thënë se gruaja ka qenë me tumor porn në fazën e parë dhe është shëruar në sajë të medikamenteve. Sipas tyre, nuk mund të mohohet ajo që ka bërë nënë Tereza për të varfërit, por nuk mund të pranohen ndërhyrje të tilla në cështjet e mjekësisë. Sipas tyre, ky publicitet që I jepet mrekullive, do të largojë vëmendjen nga nevoja e vërtetë për mjekime që kanë të sëmurët. Por edhe përkundër këtyre pretendimeve, Vatikani e njohu këtë mrekulli.

Mrekullia e dytë e njohur lidhet me një të sëmurë me tumor në tru nga Brazili. Ai u shërua pasi ju lut nënë Terezës bashkë me priftin e tij. Emri I tij nuk është bërë kurrë public nga Vatikani por shërimi erdhi në 2008, pasi nënë tereza kishte ndërruar jetë.

Për nder të shenjtërimit të nënë terezës në Vatikan janë mbledhur edhe yjet e artit dhe sportit shqiptar në një koncert madhështor në bazilikën e Shën Pjetrit. Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Dojli, Sajmir Pirgu, Rita Ora , Lorik Cana e majlinda kelmendi, do të njohin botën edhe me mrekullitë e tjera artistike e sportive që ka nxjerrë kombi shqiptar.

E pranuar si nëna e dashurisë dhe simbol i mëshirës, vepra e nënës Terezë u bë simboli I dashurisë për njerëzit e vuajtur , u kthye në shpresë dhe bamirësi hyjnore.

LUMTURIJE HAJRO