Maqedoni
PPD: Do të marrim pjes në zgjedhjet e 11 dhjetorit
03.09.2016 16:40
Kuvendi Qendror i Partis për Prosperitet Demokratik ka vendosur që që Kongresi i 7-të i jashtëzakonshëm i PPD-së të mbahet me 10 shtator...

Në njoftimin me shkrim të PPD-së thuhet se në Kongres do të sjellet Platform e re parazgjedhore dhe do të zgjedhidhet kryetari i Partisë.
“PPD do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor 2016 edhe pse konsideron se nuk janë plotësuar as kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe kredibile”, thuhet më tej në komunikatën me shkrim të PPD-së.
Sipas kësa partie fshirja nga listat zgjedhore të më tepër se 30 mijë qytetarëve me të drejtë vote është një akt antikushtetues dhe për këtë Gjykata kushtetuese sa më herët duhet të deklarohet.
PPD konsideron se bisedimet mes liderëve të katër partive politike në procesin Përzhino 1 dhe 2 i gjasonin një teatri komik.
Në komunikat thuhet se ”Pjesmarrje e tyre mbaroi me debakël për zgjedhësit shqiptarë sepse, rreth 200 mijë prej tyre si rezultat i këtyre bisedimeve ose u fshinë padrejtësisht nga listat zgjedhore ose e gjeten veten e tyre në listën e famshme të gastarbajterëve”.
Gjithnjë sipas Partis për Prosperitet Demokratik Përzhino 1 dhe 2 e bënë copë-copë Raportin Pribes dhe e arkivuan në arkivin e haresës ashtu si edhe shumë deklarime dhe rezoluta të BE-së për Maqedoninë.
SANIJE DURAKU
