Maqedoni
LSDM – VMRO, akuza të ndërsjella për arsim
03.09.2016 18:02
Dy ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor LSDM dhe VMRO – DPMNE kanë akuzuar njëra tjetrën se cila më shumë gënjen për atë çka kanë bërë për arsimin...

LSDM-ja opozitare ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për mosfurnizimin e nxënësve me materialet shkollore.
Zëvendësministri i arsimit, Spiro Ristivski, që është kuadër i VMRO-DPMNE-së, ka gënjyer se çdo gjë është gati për vitin e ri shkollor, pasi shumë nxënës janë ende pa libra, ndërsa ka nga ata që janë pa banka dhe karrige, akuzojnë nga LSDM.
Sipas partisë opozitare, shkak për vonesat e materialeve është vonesa në shpalljen e tenderëve, që janë shpallur vetëm katër ditë para fillimit të vitit shkollor.
Përgjegjësia e plotë për këtë, sipas LSDM-së, bie mbi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
“Me sa duket, për personat përgjegjës në MASH, plazhet dhe pushimet ishin më të rëndësishme se nxënësit”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.
Ndërkohë për VMRO – DPMNE – në LSDM-ja gënjen sepse Qeveria e udhëhequr nga VMRO – DPMNE me sukses e zbaton prosesin mësimor.
Viti shkollor me kohë ka filluar dhe librat janë shpërndarë në të gjitha komunat dhe vendbanimet në vend. Dhimbja e LSDM-së është se sistemi arsimor shkon përpara dhe për këtë arsye çdo ditë duke treguar të pa vërteta përpiqet ta manipulojë opinionin dhe ta diskreditojnë punën e qeverisë të udhëhequr nga VMRO në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë të procesit edukativo – arsimor dhe përparimin e infrastructures arsimore.
Por 100 herë gënjeshtra e thënë nga LSDM-ja nuk u bë e vërtetë. Dënimin nga qytetarët për shpifje, manipulim dhe punën në dëm të shtetit do ta marrin së shpejti thuhet në kumtesën e VMRO – DPMNE-së.
