Maqedoni

Shoqata Atdhetare Dibrane në Amerikë ndihmon shkollën Said Najdeni dhe Penestia në Dibër

03.09.2016 18:18

Shoqata Atdhetare Dibrane me seli në Staten Ailland është duke frymuar dhe funksionuar si një trup i ri...

Kryetari I Shoqatës Atdhetare Dibrane Dashnor Miftari nënvizoi se “punojmë që të krijojmë një imazh të ri të shoqatës , një nivel përfaqësimi sa më dinjitoz për të përfaqsuar vlerat e vërteta të komunitetit dibran”. 
 
Kjo shoqatë nga SHBA solli një kontinier me banka e karike shkollore dhe një numër të madh shkafesh për shkollën Fillore Said Najdeni dhe Penestia.
 
Ramadan Imeri drejtor I shkollës fillore Penestia ndahu një mirënjohje për të falenderuar shoqatën atdhetare Dibrane në Amerikë.
 
“Përkrah ritjes së bashkëpunimit mes dibranëve në shtetet e bashkuara të amerikës, angazhimin në ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, ndihmën juridike që u bëhet mërgimtarëve, ne bëjmë përpjekje që sado pak të japim kontribut ekonomik edhe bashkëqytetarëve tanë në dibër, ndaj me këtë rast e mar edhe këtë mirënjohje”, u shpreh Kryetari I Shoqatës Atdhetare Dibrane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Dashnor Miftari. 
 
Në fund të fjalës së tij, kryetari i SHAD, zoti Dashnor Miftari, nënvizojë faktin se ata janë një faktor shumë i rëndësishëm i komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.
 
ATLI DEMA