JANUKOVIÇ

Nuk ka bazë për ekstradimin e Janukoviçit në Ukrainë

11.04.2014 14:54

Prokurori publik rus Jurij Çajka, sot deklaroi se nuk ka bazë për ekstradimin e presidentit të rrëzuar të Ukrainës Viktor Janukoviç nga Rusia në Ukrainë…..

Prokurori publik rus Jurij Çajka, sot deklaroi se nuk ka bazë për ekstradimin e presidentit të rrëzuar të Ukrainës Viktor Janukoviç nga Rusia në Ukrainë.

“Janukoviç është presidenti legjitim dhe nuk ekziston bazë pët ekstradimin e tij. Ai nuk ka kryer kurrfarë krimesh”, theksoi Çajka në konferencën për shtyp.

Prokurori publik ka theksuar se autoritetet e reja ukrainase kanë ardhur në mënyrë joligjore në pushtet, si rezultat i një grusht shteti të armatosur.