Formula1

Rosberg fitues i Çmimit të Madh të Italisë

04.09.2016 19:04

Piloti i Formulës 1, Nico Rosberg i cili garon për Mercedesin ka fituar Çmimin e Madh të Italisë...

Gjermani në garën e sotme shfrytëzoi startin e dobët të kolegut të tij nga Mercedes, britanikut Lewis Hamilton.
 
Garën e sotme në pozitën e tretë e përfundoi piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa jashtë podiumit mbeti finlandezi Kimi Raikkonen i cili garën e përfundoi në vendin e katërt.
 
Fitorja e sotme e Rosbergut ishte e dyta radhazi (1:17:28.089) në këtë sezon pasi një javë më parë triumfoi në Belgjikë.
 
Fitorja e tij e sotme ishte e 21-ta në karrierën e tij.