LIGA EVROPA
LE: Sevilja – Valencia dhe Benfika – Juventus
11.04.2014 15:55
Ndeshjet e para do të zhvillohen me 24 prill, ndërkohë ato kthyese në program janë një javë më pas. Finalja e madhe është paraparë të zhvillohet me datë 14 maj në “Juventus Stadium” në Torino…..
Sot në Nion të Zvicrës ëstë tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Evropa. Skuadra favorite e këtij viti që njëherit do të jetë edhe nikoqir i finales së madhe, Juventusi do të përballet me Benfikën, ndërkohë ndeshja tjetër gjysmëfinale do të flet spanjollisht, pasi në të do të përballen Valencia dhe Sevilja.
Ndeshjet e para do të zhvillohen me 24 prill, ndërkohë ato kthyese në program janë një javë më pas. Finalja e madhe është paraparë të zhvillohet me datë 14 maj në “Juventus Stadium” në Torino. (infOSport.mk)