Benzina shtrenjtohet për gjysmë denari
05.09.2016 13:59
Çmimi me pakicë i benzinës prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari...

Çmimi me pakicë i benzinës prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuperit BS 95 do të jetë 62 denarë, ndërsa Eurosuper BS 98 do të arrij 64 denarë. Për gjysmë denarë u rrit çmimi me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri dhe do të arrijë 37 denarë, derisa mazuti do të shitet për 23,008 denarë për kilogramë.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit arrin 47,88 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin 54,52 denarë. (mia.mk)
