Botë
Rritja e euroskeptikëve - Marin le Pen më popullore se Fransua Hollande
05.09.2016 16:36
Kriza e emigrantëve, lufta kundër terrorizmit dhe renia e kredibilitetit të Bashkimit Evropian kanë çuar në forcimin e partive radikale në shumë vende evropiane...

Fitoja e fundit u shënua në zgjedhjet e mbajtura në gjermani, në Landin Mecklenburg-Vorpommern, ku partia kundër emigrantëve alternativa për Gjermaninë mori 21.4 për qind të votave, duke u radhitur në vendin e dytë, kurse Partia CDU e kancelares Merkel në vendin e tretë.
Sipas të gjitha analizave, gjermanët ndëshkuan me votë politikat e dyerve të hapura të Merkel dhe me shumë gjasa do ta bëjnë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Por kjo situatë është në shumë vende, Itali, Spanjë, Portugali, Poloni, Francë etj.
Marinë lë Pen, kryetare e Frontit Nacional në Francë, u zotua të shtunën se do të mbajë një referendum për qëndrimin apo daljen e Francës nga Bashkimi evropian nëse fiton zgjedhjet presidenciale të 2017.
Në takimin e saj të parë publik pas pushimeve të verës në verilindje të Francës, Le Pen portretizoi veten si të vetmen mbrojtëse të besueshme të rendit, ligjit dhe unitetit kombëtar, duke thënë se mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin ishte fleta e votimit.
“E dini, referendumi për qëndrimin ose largimin tonë nga Bashkimi evropian do të bëhet në Francë, sepse ju keni të drejtë të keni rol në vendin tuaj”, tha Lë Pen para mbështetësve.
Fronti Nacional ishte e vetmja parti e madhe në Francë që mbështeti fuqishëm largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, duke nxitur agjendën e saj euroskeptike në vend.
Në kohën kur Franca ka ende të freskëta gjurmët e sulmeve terroriste që vranë 16 persona në janar të 2015, 130 në nëntor dhe 86 të tjerë në Nicë, njerëzit shohin shpresë tek partia dhe politikat e Le Pen, e cila çdo ditë po fiton popullaritet.
Gjatë fjalës së saj, rreth 700 mbështetës brohorisnin: Presidente, teksa valëvisnin flamujt francezë. Pas një qetësie të pazakontë të saj që pas zgjedhjeve lokale të dhjetorit ku shënoi një fitore të ndjeshme edhe pse jo shumicë absolute, Lë Pen akuzoi rivalët e saj të majtë e të djathtë si përgjegjës për atë që e quajti rënia e Francës.
Sipas sondazheve, Marinë lë Pen është dyfish më popullore se presidenti aktual i Francës Fransua Hollande, kurse mbi një e katërta e votuesve shprehet se do të votojnë kryetaren e Frontit Nacional në zgjedhjet e ardhshme presidenciale./Ora News
