NBA

NBA: San Antonio buzëqesh në kryendeshjen e Teksasit

11.04.2014 16:04

Tony Parker nuk zbriti në parket por kjo nuk e pengoi San Antonio Spurs të regjistronte një sukses të rëndësishëm në kryendeshjen teksane kundër Dallas Mavericks me rezultatin 109-100….

Tony Parker nuk zbriti në parket por kjo nuk e pengoi San Antonio Spurs të regjistronte një sukses të rëndësishëm në kryendeshjen teksane kundër Dallas Mavericks me rezultatin 109-100.

Patty Mills mori për dore skuadrën e tij duke i dhuruar suksesin që i afron Spursat edhe më shumë me vendin e parë të Konferencës së Perëndimit pasi një tjetër sukses dhe nga ana tjetër një humbje e mundshme e Oklahomas, mund ta ngjisë skuadrën nga Teksasi në krye.

Nga ana tjetër, Dallas duhet të vuajë deri në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt për të shpresuar te një biletë perfundimatreje, pasi është Memphis që kërkon t’i heqë të drejtën për të vazhduar më tej.

Në ndeshjen e luajtur në San Antonio, ishin vendasit ata që shtypën menjëherë gazin në maksimum me Danny Green që realizoi një 3 pikësh, ndërsa Splitter pikturon një kosh që e çon diferencën në +11.

Tim Duncan frikësoi trajnerin Gregg Popovich pasi në një perpjekje për të rimarrë topin në tabelë e mbështeti këmbën keq, duke u rrëzuar në parket. Ankthi zgjat vetëm pak sekonda sepse veterani u ringrit duke vazhduar lojën.

Nga ana tjetër, Dirk Nowitzki e Vince Carter ndryshuan marsh në fillimin e periudhës së dytë dhe Mavericks regjistruan një rezultat të pabesueshëm 16-2, por Patty Mills u kundërpërgjigj duke e ngushtuar dallimin në -2 në fundin e pjesës së parë. Me kalimin e minutave, ndeshja u bë edhe më emocionuese pasi Duncan dhe shokët e tij realizuan plot 11 pikë rresht duke e vendosur takimin në binarët e duhur.

Mills dukej i pandalshëm, ndërsa mbrojtja e Dallasit futi ujë nga çdo krah. Ishte Marco Belinelli ai që u dha goditjen përfundimtare kundërshtarëve me disa gjuajtje të sakta për tre pikë, duke hipotekuar kështu edhe suksesin e 61-të sezonal për San Antonio Spurs.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Denver Nuggets arriti një fitore shumë të vuajtur 100-99 ndaj Golden State Warriors.