Maqedoni
Avokati i popullit: Linjë falas për parregullsitë zgjedhore
11.04.2014 18:03
Zyra e avokatit të Popullit do të hapet të dielën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale nga ora 7 deri në orën 19...

Zyra e avokatit të Popullit do të hapet të dielën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale nga ora 7 deri në orën 19, por edhe linja telefonike: 0800 54321, në të cilën qytetarët falas do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës zgjedhore.
Të hapura për qytetarët do të jenë edhe të gjitha zyrat e avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre për të votuar.
Përveç këtyre zyrave, si dhe në linjën qendrore falas, qytetarët për mbrojtjen e të drejtave të tyre do të mund të paraqiten edhe në numrat telefonik: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329-996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.
Avokati i Popullit mbron të drejtat e qytetarëve me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat e kanë për detyrë të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara.
Njëkohësisht, nga zyra e avokatit të Popullit potencojnë se e drejta zgjedhore garantohet me Kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejt dhe realizohet në zgjedhje të lira, me votim të fshehtë dhe askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, prandaj jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, sikurse edhe shkeljet e tjera të së drejtës zgjedhore, janë vepra të ndëshkueshme.
