Botë

Tragjedi në Mesdhe, 15 të vdekur, shpëtohen 2700 emigrantë

06.09.2016 11:32

Ditë tragjike në kanalin sicilian, ku të paktën 15 persona kanë humbur jetën. Fatmirësisht, 2700 të tjerë arritën të shpëtohen...

Në tre ngjarje të ndryshme, emigrantët, të dëshpëruar mes ankthit dhe frikës pas defektit në anije apo gomone, janë hedhur në det ende pa arritur ekipet e emergjencës.
 
Operacionet u kryen nga roja bregdetare italiane, Kryqi i Kuq dhe skuadra Moas. Dy operacionet e para përfunduan në tragjedi.
 
Në të parin, emigrantët që ndodheshin në bordin e një gomoneje të prishur ranë në det. Gjysma e marinës ushtarake, pjesë e misionit Mare Nostrum, nisën operacionet, ku arritën të shpëtojnë një pjesë të mirë të tyre, por rikuperuan edhe shtatë trupa të pajetë. Një tjetër viktimë u gjet në një barkë të vogël gjithashtu. 
 
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi një tjetër tragjedi tronditëse. Anija italiane pikasi një barkë të tejmbushur me njerëz dhe u afrua për të shpërndarë jelekët e shpëtimit.
 
Por, sipas Kryqit të Kuq, për një moment emigrantët në bordin e gomones së mbushur me ujë i ka zënë paniku dhe kanë nisur të hidhen në det. Në fund, pesë gra dhe dy burra u gjetën të vdekur, ndërsa 134 të tjerë u shpëtuan. 
 
Italia përballet me mbipopullim të qendrave të strehimit, veçanërisht në Sicili, aty ku edhe është kontakti i parë i emigrantëve pas udhëtimeve të rrezikshme. 
 
GAZMEND REXHEPI