Botë

Turqi, autobusi përplaset me maunën, një i vdekur dhe 38 të plagosur

06.09.2016 12:15

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi turistësh me një maune...

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi turistësh me një maune në rajonin Malkara të qytetit Tekirdağ ka humbur jetën një person, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe dy shoferët e autobusit.
 
Siç bëjnë të ditur mediat në Turqi, autobusi që është kthyer nga Stambolli për në Maqedoni, është përplasur me një kamion. Pas goditjes, autobusi me targa të Shkupit, sipas mediave i Ndërmarrjes “Boga Transport”, është bllokuar në kamionin me targa turke, gjatë të cilit është zvarritur qindra metra.
 
Të lënduarit janë dërguar për shërim në spitalin më të afërt në Malkara, ndërkaq ato që kanë kaluar me lëndime më të lehta kanë qëndruar në vendin e ngjarjes.
 
Një grua ka qenë e bllokuar në karriget e pasme të autobusin, i cili ka qenë i bllokuar nga kamioni. Ajo me lëndime të rënde ka qenë e transferuar në Spitalin në Kashan.
 
Sipas raportimeve, përveç kësaj gruaje, më rëndë të lënduar janë edhe katër persona të tjerë. Arsyet për aksidentin dhe identiteti i personave ende nuk janë të njohura.
 
Mediat turke njoftojnë se personi i cili humbi jetën në vendngjarje është shtetas i Maqedonisë, i moshës rreth 40 vjeç.
 
Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar aksidentin në fjalë dhe njofton se të gjithë personat që janë të përfshirë në aksident ose të gjitha informatat lidhur me gjendjen e udhëtarëve të lënduar mund të fitohen në telefonat kujdestarë të MPJ-së, të cilat mund t’i gjeni në ueb faqen e saj. 
 
LEUNORA KALIQI