Maqedoni
MPB ngrit padi ndaj 5 personave për keqpërdorim të liberalizimit të vizave
11.04.2014 18:12
Ministria e Punëve të Brendshme, ka ngritur padi penale kundër 5 personave nën dyshimin se në të kaluarën janë marrë me trafikim...

Ministria e Punëve të Brendshme, ka ngritur padi penale kundër 5 personave nën dyshimin se në të kaluarën janë marrë me trafikim dhe transportim të emigrantëve të rrejshëm nga Maqedonia në vendet evropiane.
Rrjeti i këtyre personave ka qenë i ndarë, disa kanë qenë të obliguar për gjetjen e personave të interesuar, të tjerët për transportin dhe pagesën.
“Ministria e Punëve të Brendshme, ka realizuar dy aksione të ndara, që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e regjimit të vizave. Në rastin e parë, Sektori për Parandalimin e Krimit të Organizuar deri te Prokuroria Publike, ka ngritur 4 padi penale kundër 4 personave, 3 nga Koçani dhe një nga Shkupi, të moshës prej 35 deri në 49 vjeç, nën dyshim të keqpërdorimit të regjimit të vizave në vendet evropiane dhe organizim i grupit dhe nxitje për kryerjen e këtyre veprave, ku në zbatimin e masave të veçanta investigative të MPB-së ishin të zbuluar 4 emigrant. Në aksionin e dytë, padi penale është ngritur kundër 1 personi”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Shuma e paguar nga emigrantët për transportim ilegal arrin vlerën deri në 300 euro, por jo të gjithë kanë arritur në destinacionin evropian për të cilin kanë paguar.
Rexhep Qamili, TVM2
