VMRO-Popullore majti tubim në Gjorçe Petrov
Lideri i partisë VMRO-Popullore, Lupço Georgievski, në tubim me banorët e lagjes Gjorqe Petrov...

Lideri i partisë VMRO-Popullore, Lupço Georgievski, në tubim me banorët e lagjes Gjorqe Petrov, është përqëndruar në zgjedhjet presidenciale. Ai nuk ka kursyer akuzat në drejtim të kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, duke e cilësuar atë si të paaftë për ta ushtruar detyrën e presidentit.
Ai më tej ka vazhduar me akuzat e tij në drejtim të presidentit të deritanishëm ,Ivanov, duke shtuar se ai gjatë mandatit të tij si president, nuk ka bërë asgjë për Maqedoninë dhe vendi ynë tani më ka nevojë për një ndryshim. Ivanovin nuk do ta përkrahim për shumë arsye, siç shihni nëpër reklamat e tij flitet vetëm se çfarë ka bërë ai dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen për Maqedoninë, se sa është patriot, ndërsa për fat të keq fare nuk flitet për biografinë e tij, theksoi Lupço Georgievski.
Georgievski mandej ka ftuar simpatizuesit e partisë së tij, që të votojnë për kandidatin presidencial nga rradhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Rejhane Bushi-Metaj, TVM2
