Maqedoni

Pendarovski mbajti tubim në Tetovë

11.04.2014 18:29

LSDM, ka përmbyllur fushatën për rrethin e pare të zgjedhjeve presidenciale në qytetin e Mаnastirit...

LSDM, ka përmbyllur fushatën për rrethin e pare të zgjedhjeve presidenciale në qytetin e Mаnastirit. Kandidati presidencial Stevo Pendarovski, me këtë rast ka kërkuar mbështetje nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike në vend.
 
Kërkoj votën e qytetarëve për ti bashkuar dhe jo për ti ndarë ata në, tonët dhe të atyre theksoi Pendarovski.Sipas tij retorika e tillë na kthen në vitet e 90, ku kishim më shum dyshime se sa besim te fqinjët, prandaj kjo retorike duhet ti takoj histories.Bota ec përpara vetëm në bazë të solidaritetit mes njerëzve e jo me ndarje dhe kritika ndëretnike, prandaj ose sëbashku do të ecim përpara ose nuk do të ketë fat për askend.
 
“Nëse më 27 prill I fitoj zgjedhjet për president dhe nëse në mbrëmje shoh se nuk më kanë votuar të gjitha bashkësitë etnike, do ta kthej mandatin në të njejtën natë. Maqedonia nuk mund të përparojë nëse ndahemi ku duhet, e ku nuk duhet. Maqedonia duhet ti mbledh të gjitha forcat e saja të mos shohë se kush cilit besim fetarë dhe cëlës përkatësi kombëtare i takon, por ti mbledh të gjith njerëzit e aftë dhe kualitativ dhe tu mundësojmë fëmijëve që na ikën nga vendi, pa marr parasyshë besimin fetarë dhe kombëtarë të tyre, që këtu të krijojnë familje, këtu të realizohen. Ju këtë më së miri e dini me shekuj e keni praktikuar këtë model, prandaj un dua që një model i tillë të përfshij tër Maqedoninë”, shprehet kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski. 
 
Pendarovski poashtu theksoi se mardhëniet ndëretnike janë hallka kyçe në të cilën bazohen mardhëniet e mira të secilës shoqëri multietnike. Presidenti duhet të jetë I gatshëm të përballet me të gjitha sfidat dhe të jetë pjesë e të gjitha proceseve në vend.
 
Por është i nevojshëm konsenzus mes të gjith faktorëve politik në vend për arritjen e zgjidhjes së kontestit të emrit vlerëson Pendarovski.Prioritet i tijë është poashtu integrimii vendit në Bashkimin  Europjan dhe NATO.
 
Ndërsa Lideri I LSDM-së opozitës Zoran Zaev duke folur para të pranishmive në Manastir ka theksuar se opozita është reformuar, ka krijuar qasje të ndershme, ka sjellur figura të reja dhe kërkon mundësi të ndershme. LSDM-ja e Reformuar do të hapë faqe të re për Maqedoni më të mire, tha Zaev sipas të cilit mundet dhe patjetër duhet të jetohet më mire, MAqedonia dhe qytetarët e sajë e meritojnë atë.
 
Krahas mbështetjes për kandidatin presidencial Stevo Pendarovski, Kru i socilademokratëve Zoran Zaev ka kërkuar mbështetje edhe për kandidatët për deputet të LSDM-së dhe koalicionin opozitarë.
 
Gyltene Sinani, TVM2