Maqedoni

Lëvizja “Besa”: “suksesi” i qeverisë, mungesa e ujit për shqiptarët

07.09.2016 16:42

Lëvizja “Besa” akuzon Qeverinë se po diskriminon shqiptarët, duke lënë pa gjënë më të domosdoshme...

Lëvizja “Besa” akuzon Qeverinë se po diskriminon shqiptarët, duke lënë pa gjënë më të domosdoshme, ujin për pije. Edhe atje ku ka ujë, cilësia e tij është e dyshimtë, thonë nga “Besa”.
 
Shqiptarët janë pa sisteme ujësjellësi, pa kanalizime, pa infrastrukturë, e në një situatë të tillë duket luks të flasësh për projekte kulturore, thonë nga kjo lëvizje. 
 
“Nga fshati Llojan deri në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës, gati të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës, fshati Nerasht – Komuna e Tearcës, Komuna e Vrapçishtit, fshatrat Cernilishtë dhe Desovë të Komunës së Dollnenit, fshati Rramanli – Kumanovë, Komuna e Haraçinës... Përveç kësaj, problem më vete është infrastruktura e vjetruar, në të cilën nuk është bërë asnjë investim që nga koha e ish-Jugosllavisë, siç janë vendbanimet e Çairit, të Studeniçanit e shumë të tjera. Ky është “suksesi” i këtij pushteti, kjo është gjendja në të cilën i ka lënë vendbanimet shqiptare ky pushtet”,- deklaroi Nasuf Rushiti nga Lëvizja “Besa”.
 
Nga “Besa” akuzuan se në shumë vendbanime shqiptare investimi i fundit daton që nga ish-Jugosllavia.
 
GAZMEND REXHEPI