Maqedoni
VMRO-DPMNE mbajti tubim në Manastir
11.04.2014 18:36
Të gjithë së bashku energjinë tonë ta koncentrojmë për hapjen e vendeve të reja të punës...

Të gjithë së bashku energjinë tonë ta koncentrojmë për hapjen e vendeve të reja të punës.
Të gjithë së bashku me presidentin Gjorge Ivanov dhe me të gjithë personat në koalicion, bashkërisht me qytetarët të luftojmë për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve. Kështu është shprehur lideri i VMRO-DPMNE-së gjatë tubimit të radhës në qytetin e Manastirit.
“Të hapim vende të reja të punës, të thithim investime të huaja, tu ndihmojmë bujqve, të rinjve, të punësohen dhe të kenë kushte më të mira për jetesë, për këtë qëllim energjia destruktive e kundërshtarëve tanë politik është e pakuptimtë. Kur ata qeverisnin e rritën papunësinë për 20 %, ndërsa ne gjatë këtyre 7 vite e gjysmë edhe përkundër goditjeve të fuqishme të krizës botërore financiare, kemi arritur që papunësinë ta zvogëlojmë për 10 %, respektivisht nga 38% në 28%. Nuk them se kjo është e mjaftueshme, por në rrethana kur të gjitha vendet i largonin nga puna, pa punë kanë mbetur me mijëra njerëz në Maqedoni, jo vetëm që nuk kemi lejuar që dikush të pushohet nga puna në administratën shtetërore, por kemi ndihmuar me shumë aksione që të gjithë të mbajnë punën e tyre”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.
Gruevski tha se edhe në programin e ri do të ketë linjë të re kreditore prej 100 milion euro, me çka do të mundësohet hapje e vendeve të reja të punës.
“Me këto të holla kompanitë i kanë mbajtur të punësuarit nëpër vendet e tyre të punës”, tha Gruevski.
Sipas tij, para krizës, shkalla e interesit më të lartë se 5.5% ishte 6,7,8 dhe disa edhe më të larta.
“Të gjithë prisnin se kur të fillojë kriza, shkalla e interesit do të shkojë deri në 10 apo 15 %. Kur koha është e vështirë, jo vetëm që duhet të mbahet shkalla e interesit, por ajo duhet të jetë edhe më e ulët, me qëllim që kompanitë të jenë më konkurrente, të punojnë dhe t’i mbajnë të punësuarit, mos t’i përjashtojnë ata”, kështu u shpreh kryeministri, Nikolla Gruevski, para banorëve të Manastirit.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i ftoi banorët e Manastirit që në mënyrë masive të dalin dhe të mbështesin kandidaturën e presidentit aktual, Gjorge Ivanov edhe për një mandat.
“Në Manastir kam ardhur me një program të ri me 20 shtylla në të, ku është prezantuar vizioni i Maqedonisë dhe ajo është një Maqedoni e suksesshme dhe me prosperitet. Me punë të palodhshme është ngritur krenaria e Maqedonisë. Vendi ynë është i respektuar për arsye se i plotësojmë premtimet. Maqedonia është treguar si partner i sinqertë i NATO-s dhe e gjithë kjo është rezultat i punës së palodhshme dhe të sinqertë", u shpreh kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, para banorëve të Manastirit.
“Ju jeni ata që mund të zgjidhni. Ju mund të merrni vendim se si do të duket Maqedonia gjatë viteve të ardhshme. A do të vazhdojë bashkëpunimi me institucionet, apo përsëri do të kemi konfrontime. Programi im është i qartë, se nuk pranoj ndryshim të kushtetutës për ndryshim të emrit kushtetues, as që pranoj ide apo iniciativa, të cilat do ta kishin rrezikuar interesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe që e prekin identitetin tonë, gjuhën tonë dhe mënyrën tonë të bashkëjetesës”, u shpreh kandidati për president i RM-së nga VMRO-DPMNE, Gjorge Ivanov.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka kërkuar 62 deputet për VMRO–DPMNE-në dhe Koalicionin për Maqedoni më të Mirë.
Besim Abdullai, TVM2
