Botë
Të paktën katër të vdekur gjatë rrëzimit të një garazhi me kate në Izrael
07.09.2016 20:35
Në objektin ndërtimor që para dy ditësh u rrënua në Tel-Aviv deri më tani jetën e kanë humbur katër persona, e cituan mediat amerikane...

Ekipet për shpëtim, të kryesuara nga komanda ushtarake rajonale e mbrojtjes civile, për të dytën ditën me radhë janë në kërkim të të mbijetuarve në mesin e mbetjeve të garazhit me kate, që u rrëzua gjatë ndërtimit.
Armata sot konfirmoi se janë zbuluar edhe dy trupa, ndërsa edhe tre persona rezultojnë të zhdukur.
Në incidentin në kuartin prestigjioz tregtar në pjesën veriore të Tel-Avivit janë lënduar të paktën 20 persona./mia
