Maqedoni

PDSH mbajti tubim në Tetovë

11.04.2014 18:41

Partia Demokratike Shqiptare, takimin e radhës me simpatizantët e kësaj partie, mbrëmë e realizoi në qytetin e Tetovës...

Partia Demokratike Shqiptare, takimin e radhës me simpatizantët e kësaj partie, mbrëmë e realizoi në qytetin e Tetovës, me moton “Për president shqiptar “. Para të pranishmëve kandidati për president, Iljaz Halimi, kërkoi që me 27 prill të dëshmohet, të faktorizohet dhe të jetë vendimmarrëse  vota shqiptare në përcaktimin e presidentit të vendit.
 
“Kuptohet që me votën tuaj, me masivizimin e votës suaj, ju garantoj se shumë lehtë mund të hyj në rrethin e dytë për kryetar shteti, natyrisht që nëse arrij që të bëhem kryetar shteti, do të punoj më ndryshe nga se kanë punuar kryetarët e deritanishëm”, tha kandidati për president shteti, Iljaz Halimi.
 
Ai njeherit theksoi se do t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët, por në radhë të parë do të jetë  kryetar i shqiptarëve, por edhe i gjithë të tjerëve, duke shtuar se me  tërë qenien e tij do të kontribuon për mirëqenie, mirëqenien e komuniteteve që jetojnë, duke  siguruar barabarësi të plotë në aspekt juridik, politik, social dhe të gjitha aspektet tjera. Ai njëherit  potencoi  se gjatë karrierës së tij politike, në të gjitha postet e deritanishme të  ushtruara, është përkushtuar të kontribuon në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të  shqiptarëve.
 
Halimi më tej shtoi se shqiptarët për herë të parë kanë rastin që të votojnë vetëm një kandidat shqiptar për kryetar shteti, kjo ndodh për herë të parë në historinë  e këtij shteti, kjo ndodh për herë të parë në historinë e këtij shteti, ky rast duhet të shfrytëzohet për një mobilizim të madh të shqiptarëve, që të tregojmë se jemi popull i civilizuar dhe i organizuar.
 
Vota për mua dhe PDHSH-në do të thotë votë për ndryshime, votë për mirëqenie dhe perspektivë më të mirë për të gjithë shqiptarët dhe gjithë qytetarët e këtij vendi, unë do të jem në shërbim të qytetarëve, do të jem njësoj për të gjithë, nuk do të lejoj favorizime në baza etnike dhe fetare. Prioritet do t’i jap debllokimit të proceseve eurointegruese dhe politikave të balancuara ndërfqinjësore, çështjet e hapura me Republikën e  Greqisë dhe Bullgarisë do te zënë vend me rendësi në angazhimet e mia, ka potencuar Halimi. 
 
“Gjatë kësaj fushate, këtyre tre javëve kam pasur rastin dhe mundësinë të kontaktoj me shumë qytetarë tanë, në shumë vendbanime në RM-së të banuara me shqiptarë, turq, boshnjak, myslimanë dhe kam parë një entuziazëm jashtëzakonisht të madh tek ata, kam hasë tek ata një mbështetje të fuqishme dhe jam i bindur se me 13 prill do t’ia arrij që të hyj në rrethin e dytë në këto zgjedhje presidenciale, pra kjo mundësi ekziston, se votat janë aty, mbi 350 mijë vota kanë shqiptarët dhe natyrisht që meqë jam i vetmi kandidat shqiptar dhe nëse bashkohen shqiptarët, nuk ka dilema, do të hyj në rrethin e dytë dhe do të garoj me njërin prej tre kandidatëve të tjerë, ky do të jetë një sukses i madh për shqiptarët, do të jetë një rast historik, që për herë të parë ndodh në historinë e këtij shteti”, deklaroi kandidati për kryetar shteti nga PDSH, Iljaz Halimi.
 
Ne natyrisht se do të arrijmë nëpërmes kandidaturës sime të paraqitemi si popull shtet-formues, si popull pa të cilin ky shtet nuk mund të funksionojë, tha Halimi, sipas të cilit natyrisht jemi popull që është një nga shtyllat kryesore të këtij shteti. Ai më tej tha se si kandidat i mundshëm për kryetar shteti, me vetëdije të plotë kam pranuar kandidaturën, në bazë të analizave që janë bërë dhe janë konstatuar dhe sipas tij, më mirë është të nxjerrim kandidat për kryetar shteti shqiptar, se sa edhe ne t’i bashkangjitemi atyre të tjerëve dhe t’i bojkotojmë zgjedhjet.
 
Me bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale, ne nuk mund t’i parandalojmë as Ivanovin, as Perndarovskin që mos të zgjidhen kryetar shteti, pra ne do të shndërroheshim në një turmë të pa organizuar, që t’i shohim të tjerët se si janë organizuar dhe si arrijnë në atë garë për kryetar shteti. Në këtë mënyrë unë me plot vetëdije e pranova që t’i hyj kësaj gare, vetëm në interes të shqiptarëve, në interes të popullit shqiptar, që ne me të vërtetë të faktorizohemi dhe te jemi vendimmarrës se kush mund të behet kryetar shteti, është shprehur Halimi.
 
Unë i di kompetencat e kryetarit të shtetit, cilat janë ato, janë të definuara me kushtetutë, natyrisht se kryetari i shtetit nuk e ka atë pushtet që e ka Qeveria, kryeministri, por në kuadër të atyre kompetencave dhe me autoritetin tim, mund të bej mjaft për qytetarët, për shqiptarët, por edhe për të tjerët, kuptohet në radhë të parë do të përqëndrohem në realizimin e barazisë së plotë etnike, gjinore, fetare, sociale, ekonomike,  ka thënë gjatë fjalimit të tij, para simpatizantëve të PDSH-së, Iljaz Halimi.
 
Ai ka premtuar se kujdes të veçantë do t’i  kushtojë rinisë, e cila është në numër shumë të madh, me dhjetëra mijë të rinj që janë pa punë, punëtorëve, kategorive të ndryshme, mjekëve, arsimtarëve, studentëve dhe gjithë qytetarëve të tjerë, të cilët  kanë kërkesat e tyre, dëshirojnë një standard më të mirë dhe me angazhimin tim, në koordinim me institucionet tjera, besoj se do t‘ia arrijmë që ta përmirësojmë këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, ka përfunduar fjalimin e tij Halimi, para të pranishmëve në qytetin e Tetovës. 
 
Edhe lideri i PDSH-së, Mendu Thaçi, ftoi të gjithë qytetarët më 13 prill, të dëshmojnë forcën e votës shqiptare dhe të votojnë për kandidatin e vetëm shqiptar, i cili do të garojë në zgjedhjet presidenciale. Kjo forcë e madhe elektorale, kjo mbështetje e madhe e shqiptarëve, jep një mesazh se duhet të ndryshojë situata në vend. Para të pranishmëve, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi edhe njëherë ka potencuar se duhet t’i vijë fundi qeverisjes aktuale. Këta duhet të ndëshkohen e të dënohen. 
 
“Ne duam këtë situatë krejtësisht ta ndryshojmë, ne duam këtë mjerim krejtësisht ta kalojmë në anën tjetër dhe të jetojnë shqiptarët në mirëqenie edhe ekonomike edhe infrastrukturore, e kështu me radhë, ka mundësi reale, ka shanse reale, që kjo të ndodhë sa më bashkarisht, që do të angazhohemi, shumë më afër  do të jemi, pse gjithë ky angazhim i Partisë Demokratike Shqiptare dhe i shqiptarëve, pse gjithë kjo përkrahje, për shkak se situata nuk zhvillohet aspak pozitivisht“, u shpreh kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
 
Është shumë jofalënderuese të flasësh para njerëzve tu, për shkak se dukesh se mban ligjërata, por megjithëse ata duhet të kenë mirëkuptim, se unë këtë e kam punë, por duhet të tregoj respekt ndaj jush dhe të flas disa minuta, është shprehur para simpatizantëve të tij në Tetovë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Mendu  Thaçi. Unë do të mundohem sonte bashkë  me ju, që sonte t’u dërgojmë disa porosi, çka është e vërteta, çka është drita dhe numri dhe çka është errësira.
 
Ne do të punojmë bashkërisht  dhe ju kërkoj ndjesë për disa fjalë që duhet t’i them, unë jam i detyruar ta them të vërtetën, ju miq të mi më keni nderuar dhe ju jeni ata që më keni dominuar, për atë jam zgjedhur, nuk më ka zgjedhë vetja ime, por më kanë zgjedhur 90 mijë shqiptarë me moshë madhore, ka thënë Thaçi. 
 
Merale Ferati nga radhët e PDSH-së, kandidate për deputete në njësinë numër 6, tha se kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për të treguar se shqiptarët janë komb që përkrahin njëri-tjetrin, ajo para të pranishmëve tha se pret angazhim maksimal nga të gjithë ata që e përkrahin kauzën e PDSH-se për president shqiptar, që kandidati Iljaz Halimi nga Partia Demokratike Shqiptare të merr numrin maksimal të votave me 13 dhe 27 prill.
 
Kandidatja për deputete, Merale Ferati, mes tjerash tha se rruga e Partisë Demokratike Shqiptare, është një rrugë e drejtë, mirëpo është një rrugë e vështirë, mirëpo për dallim prej herave tjera këtë radhë angazhimi i PDSH-së do të jetë më i lehtë.
 
Para të pranishmëve mori fjalën edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare, Astrit Memeti, i cili apeloi që të mbështetet kandidati për president të shqiptarëve,  Iljaz Halimi dhe lista e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike Shqiptare, që me votën e qytetarëve të legjitimohet politika dhe qëllimi i pastër i Partisë Demokratike Shqiptare. Duke shtuar që rinia e Partisë  Demokratike Shqiptare, do të angazhohet maksimalisht me qëllim të realizimit të idesë dhe platformës kombëtare të PDSH-së.
 
Hamide Ibrahimi, TVM2