Maqedonia feston 25 vjetorin e pavarësisë
08.09.2016 10:12
Republika e Maqedonisë sot e shënon 25-vjetorin e referendumit...

Maqedonia sot shënon 25-vjetorin e referendumit të zbatuar me sukses në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran.
Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991.
Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë.
Kushtetuta u plotësua dhjetë vite më vonë pas konfliktit të vitit 2001dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
