Dorëzimi i çmimit shtetëror 8 Shtatori

08.09.2016 10:21

Në Kuvendin e Republiksë së Maqedonisë sot në mesditë....

Në Kuvendin e Republiksë së Maqedonisë sot në mesditë do të dorëzohet çmimi shtetëror "8 Shtatori" i cili ndahet në fushën e sportit, gjegjësisht për realizimin e sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve të sportit.

Çmimin për vepër jetësore do ta marrë Andon Donçevski, ndërsa çmimet për realizime në fushën e sportit në vitin 2016 u ndahen Agim Ejupit, Sasho Popovskit, Dobre Marinkov dhe Foti Gjatovski.

Me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Qeverisë së RM-së i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Vladimir Peshevski dhe delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të vendosin lule para përmendores së heronjëve në parkun "Gruaja luftëtare". (mia.mk)