Mot me vranësira me shi, vetëtima të përkohshme dhe erë

08.09.2016 10:38

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut....

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut, vende-vende më i rrëmbyeshëm, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të ketë edhe kushte për vetëtima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi lindor.

Temperatura do të lëvizë prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa e ditës prej 17 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi lindor.

Temperatura do të lëvizë prej 15 deri në 23 gradë Celsius.

Gjatë tre ditëve të ardhshme do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut veçanërisht në pjesët jugore të vendit, por sasitë e shiut  të rënë do të jenë në rënie graduale.

Të dielën dhe të hënën do të ketë zvogëlim të vranësirave, por akoma është i mundshëm jostabilitet lokal me shi afatshkurtër dhe vetëtima të rralla. Nga e marta pritet stabilizim i motit, ndërsa temperatura e ajrit do të jetë në rritje. (mia.mk)