Ministri Cvetkov në konferencë për sëmundjen gungore të lëkurës
08.09.2016 11:03
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov sot dhe nesër në Sofje do të marrë pjesë në Konferencën ministrore për sëmundjen gungore të lëkurës tek kafshët.
Konferenca organizohet nga Ministra e Bujqësisë dhe Ushqimit të Republikës së Bullgarisë në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
"Krahas ministres së Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Desisllava Taneva dhe eurokomisarit për Shëndetësi dhe Siguri të ushqimit, Vitenis Andriukaitis, do të marrin pjesë ministra dhe ekspertë të rajonit", kumtoi MBPEU.
