Maqedoni
Fatkeqësia ajrore, hetuesit punojnë për të vërtetuar shkaqet
08.09.2016 16:59
Prokuroria publike ka përfunduar xhirimet nga droni të vendit ku ndodhi fatkeqësia ajrore në afërsi të fshatit Kozhle...

Xhirimet, së bashku me materialet e tjera të grumbulluara në vendin e fatkeqësisë, i janë dërguar ekipit të hetuesve, të cilët duhet të përcaktojnë shkaqet e aksidentit.
Instituti i mjekësisë ligjore ndërkohë ka pranuar trupat e gjashtë viktimave tek të cilët po kryhet obduksioni. Identifikimi i tyre do të bëhet përmes analizës së AND-së.
Për shkak të sasisë së provave të grumbulluara dhe nevojës së një analize të hollësishme, nga Prokuroria Publike njoftojnë se marrja e materialeve nga vendi i aksidentit do të vazhdojë edhe nesër.
Në aksidentin ajror të së martës humbën jetën gjashtë persona, pesë shtetas italianë dhe një shqiptar i Kosovës me nënshtetësi italiane.
Ata ishin nisur nga Italia, por duhej të ndaleshin në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar me kerozinë para se të udhëtonin drejt Kosovës, ku do të merrnin pjesë në hapjen e Qendrës kosovare të aeronautikës.
