Maqedoni
Analistët: Ndryshime kushtetuese për president të pranueshëm
11.04.2014 18:56
Analistet vleresojne se edhe keto zgjedhje presidenciale do te vertetojne se ne vend duhet ndryshuar teresisht koncepti i zgjedhjes se presidentit...

Analistet vleresojne se edhe keto zgjedhje presidenciale do te vertetojne se ne vend duhet ndryshuar teresisht koncepti i zgjedhjes se presidentit.
Ne nje debat ne TVM 2, analisti Albert Musliu, publicisti Qani Mehmedi dhe drejtori i Institutit per Studime te Politikave Nderkombetare Ylber Sela, thone se ka ardhur koha qe presidenti i shtetit vertete te jete garantues i unitetit shteteror dhe te jete nje zgjidhje maksimale dhe e pranueshme per te gjithe. Ideja per nje president konsensual duhet cuar deri ne fund vleresonprofesori universitar Ylber Sela.
“Modeli i konsensualitetit eshte mbi partite politike. Nuk eshte vetem nje ide e Ali Ahmetit dhe e BDI-se por eshte ide e logjikes se gjere. Shqiptaret duhet te jene pjese perberese ne cdo vendimmarrje, qe ka te beje me te ardhmen e shtetit jo vetem me presdientin por edhe per qeverine duhet te meret parasysh interesi I shqiptareve Kjo fillon me presidentiin konsensual dhe duhet te vazhdoje edhe me tutje”, shprehet profesori univerzitar Ylber Sela.
Publicisti Qani Mehmedi vlereson se edhe ne keto zgjedhje doli ne pah se vullneti i shqiptareve injorohet. Sipas tij, edhe pse ne garen presidenciale ka nje kandidat shqiptar, serish numrat tregojne se ai do te marre nje numer simbolik te votave. Kjo shtron pyetjen llogjike pse duhet te votojme, nese presidenti qe do te zgjidhet nuk perfaqeson interesat e shqiptareve. Sipas tij e djela eshte testi I radhes per shqiptaret.
“Po te ishte presidenti konsesual apo I nje partie qytetare, kishte logjike te votojme konceptin dhe programit politik pavaresisht prej perkatesise nacionale te kandidatit. Por keshtu si jane gjerat pse do ta votoja une mikun tim Iliaz Halimi nuk ekziston asnje logjike. Me 13 prilli do te jete testi me I madh per shqiptaret pas 2001, se nga do te shkojne shqiptaret, dhe a kane kaluar nga nje popull parapolitik ne popull politik ne Maqedoni”, shprehet publicisti Qani Mehmeti.
Zgjedhja e vetme afatgjate ku do te perfshiheshin interesat permes perfaqesuesve politike ehste ndryshimi I kushtetutes dhe I modelit qe kryetari te gjidhet ne parlament. Nuk mund te varemi dekada me radhe nga vullneti I mire I pales tjeter, kjo nuk ka funksionuar thote analisti Albert Musliu per te cilin zgjedhja me e mire eshte votimi I presidentit ne parlament me shumicen e Badenterit.
“Eksperienca e 5 cikleve tregon se presidenti kur ehste zgjedhur ehste berte kryetar I vetem njeres pale. Dicka duhet te ndryshohet, menyra me e shpejte e ndryshimit ehste votimi ne parlament me shumice te Badenterit ku edhe interesat e shqiptareve por edhe sjellja e kandidateve qe do pretendojne kete post do jete shume me e matur edhe ne fazen e promovimit dhe ne procedure e zgjedhjeve se nuk do te mundet nje kandidat qe prezentoher si ekstrem ndaj shqiptareve te kerkoje voten e shqiptareve ne parlament”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
Analistet e ftuar ne studion e TVM 2 vleresuan edhe se ne kete fushate zgjedhore nga kandidatet presidenciale degjuam shume pak per ofertat presidenciale dhe gara u kthe ne revansh kunder kundeshtareve politike dhe oferta qe aspak nuk kane lidhje me kompetencat e presidentit.
Merita Gashi, TVM2
