Komunikacioni në rrugë të lagështa
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa....

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
Rruga magjistrale A-3, Resnjë-Manastir-Prilep, afër Manastirit, për shkak të shembjeve në rrugë, prej pardje është e mbyllur për komunikacion. Siç informon LAMM, komunikacioni po rikahëzohet nëpër qytetin e Manastirit.
Rrethrrotullimi Shkup është lëshuar në përdorim në të dy drejtimet, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja komunikacioni për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjeteve, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Posaçërisht të kihet kujdes nëpër grykat malore, ku ekziston mundësia për shembje, të cilat vende-vende mund ta pengojnë lëvizjen e drejtuesve të mjeteve. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk vërehen pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)
