Defekt në një teleferik në Itali, 45 turistë të bllokuar

09.09.2016 12:25

Një defekt i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në linjën e teleferikut...

Një defekt i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në linjën e teleferikut, në Malin e Bardhë, në kufi me Italinë, që ka shkaktuar jo vetëm panik, por dhe bllokim të mbi 60 personave në teleferik, të cilët të bllokuar në lartësi kanë kërkuar ndihmën e menjëhershme të trupave të shpëtimit nga ajri.

Me anë të helikopterëve është mundur të evakuohen 80 persona e rreth 45 të tjerë kanë qenë të detyruar të kalojnë natën mbi Malin e Bardhë.

Operacionet e shpëtimit janë ndërprerë për shkak të një reje që pengonte shikueshmërinë e punës së trupave të shpëtimit.

Operacionet kanë rinisur punën mëngjesin e sotëm. Presidenti i linjës franceze “Mont Blanc”, Mathieu Dechavanneu, ka deklaruar se “pasagjerët e mbetur të bllokuar janë në gjendje të mirë, kanë ujë, mbulesa e mjete komunikimi.

Në operacionet e shpëtimit të pasagjerëve kanë marrë pjesë helikopterë të trupave të shpëtimit francez, italianë e zviceranë.