Planifikuan sulm terrorist në Paris, vritet një grua, arrestohen dy të tjera

09.09.2016 12:37

Një grua e dyshuar si terroriste është qëlluar për vdekje...

Një grua e dyshuar si terroriste është qëlluar për vdekje nga policia franceze mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy të tjera janë arrestuar.

Mediat franceze raportojnë se ato po planifikonin një sulm terrorist para se forcat t’i kapnin në Boussy-Saint-Antoine, në jug të Parisit.

Dyshohet se viktima dhe dy femrat e arrestuara kanë pasur lidhje me makinën e gjetur fundjavën e kaluar, e parkuar pranë Katedrales së Notre-Dame, mjeti tip “Peugeot 607”,  pa targa, e cila ishte e mbushur me bombola gazi.

Pasi ishte gjetur makina, policia ishte vënë në lëvizje duke u vënë në gjurmët e tre femrave, emrat e të cilave ende nuk janë bërë të ditur.

Sapo forcat e policisë i janë afruar treshes, njëra prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur një efektiv, kolegët e këtij të fundit kanë reaguar duke e qëlluar me armë dhe duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.