ShBA, një i vrarë nga të shtënat në një shkollë të Teksasit
09.09.2016 12:42
Të paktën një person është vrarë gjatë të shtënave....

Të paktën një person është vrarë gjatë të shtënave të kësaj të enjte në një shkollë të mesme, në qytetin Alpine, në perëndim të Teksasit.
Lajmi raportohet nga Kanali televiziv “Fox 24”, sipas të cilit personeli i Zyrës së sherifëve të qarkut Brewster ndodhet në vendngjarje.
Burime të policisë për “Reuters” thanë se “ka pasur një incident me të shtëna” në shkollën e mesme të qytetit Alpine, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
“Alpine High School”, e cila numëron rreth 280 nxënës, u evakuua menjëherë, ndërkohë që edhe shkollat e tjera përreth u mbyllën për arsye sigurie.
