Aksident në Spanjë, tre të vdekur dhe shumë të plagosur, treni del nga shinat
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një tren....

Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një tren doli nga shinat në veri të Spanjës. Afro 60 pasagjerë ndodheshin në trenin portugez.
Një vagon doli komplet nga shinat, ndërsa dy të tjerët pjesërisht. Shërbimet emergjente janë në vendngjarje dhe policia ka konfirmuar një numër të madh të plagosurish.
Aksidenti ndodhi pranë një stacioni në O Porrino, Galicia, në veri të Spanjës, rreth 9:30 të mëngjesit me orën lokale. Treni udhëtonte nga qyteti-port Vigo për në Valenca do Mino të Portugalisë, kur doli nga shinat në qytezën spanjolle. Arsyet se pse ndodhi incidenti janë ende të paqarta, por operatorët hekurudhorë spanjollë po merren me investigimin.
Në vitin 2013, 79 persona vdiqën nga fatkeqësia më e madhe hekurudhore që kishte ndodhur prej dekadash kur një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat dhe u përplas me murin në të njëjtën qytezë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
