Maqedoni

Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon eliminimin e konkurrencës jolojale

09.09.2016 16:25

Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon aksion të përbashkët të koordinuar të institucioneve kompetente...

Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon aksion të përbashkët të koordinuar të institucioneve kompetente për eliminimin e konkurrencës jolojale në turizëm si dhe ndryshim të Ligjin për veprimtarinë hotelierike për zbatimin e rendit gjatë punës.
 
Përfaqësuesit e Shoqatës paralajmërojnë se për shkak të konkurrencës jolojale mund të rrezikohet rritja e numrit të mysafirëve të huaj, si rezultat i pakënaqësisë së tyre nga një pjesë e subjekteve në terren.
 
“E tërë kjo ndikon në derdhjen e devizave në arkën shtetërore të aktivizimit të numrit të madh të subjekteve juridike dhe individëve të cilët jetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nga turizmi, dhe ndikon edhe në investimet në turizëm, sepse shumë subjekte juridike, në tentim të mbeten konkurrente, investojnë në risi në punë, ndërkaq e tërë kjo është sjellë në pikëpyetje, duke pasur parasysh se në terren po punohet në mënyrë jolojale”,- deklaroi Daniella Mihajllovska-Vasilevska nga OEM.
 
“Nëse në të kaluarën ka qenë jolegale, tani shfrytëzojnë disa lëshime në ligje dhe janë regjistruar dhe licencuar shumë agjenci, por askush nuk e vërteton shërbimin e tyre ndaj klientëve. Oferta e tyre është shumë pak e dyshuar”,- theksoi anëtari i Shoqatës së Hotelerisë, Asim Mexhedoviq.
 
Zëvendëskryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sllave Siraçevski, tha se shumë operatorë turistikë nga jashtë nuk i bëjnë aranzhmanet përmes agjencive, por drejtpërdrejtë në shtet, duke mos shfrytëzuar as ciceronë maqedonas.
 
Më atraktiv edhe më tutje vazhdon të jetë turizmi liqenor, ndërsa gjithnjë e më shpesh të huajt vijnë edhe në Shkup. Më së shumti ka turistë nga Holanda, si dhe turistë nga Serbia dhe Greqia.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI