Botë
Diyarbakir, protesta mësimdhënësit për shkak të suspendimit
09.09.2016 18:58
Pas suspendimit të mësimdhënësve në qytetin Diyarbakir me popullatë kryesisht kurde...

Pas suspendimit të mësimdhënësve në qytetin Diyarbakir me popullatë kryesisht kurde, gjatë protestës së sotme të mësimdhënësve policia turke arrestoi dhjetë persona dhe ka përdorur topa me ujë për t’i shpërndarë ata të cilët protestonin.
Pas brohoritjeve “Krahë për krahë kundër fashizmit”, protestuesit detyruan policinë turke që të kthejë mbrapa turmën.
Shkak i protestës është suspendimi i më shumë se 11 000 mijë mësimdhënësve me pretekstin se kanë lidhje me militantët kurdë.
Ndërsa edhe 418 mësimdhënës të tjerë janë suspenduar nga detyra sot në provincën kryesisht kurde, Tunceli.
Disa qindra mësimdhënës u mblodhën përball ndërtesës së Ministrisë së Arsimit në këtë provincë për të protestuar.
Shefi i Unionit Provincial të Arsimit “Egitim-Sen”, Suleyman Guler, ka thënë për “Reuters” se “Nuk është e mundur ta pranojmë këtë vendim!”.
