Maqedoni

Trupi ad-hok, padi për RTVM1 për emitim të reklamave qeveritare

10.09.2016 14:16

Trupi ad – hok për ndjekjen e medieve në periudhën parazgjedhore, e solli vendimin e parë, gjegjësisht ka dorëzuar propozim për shqiptimin e dënimit për shkelje...

Trupi ad – hok për ndjekjen e medieve në periudhën parazgjedhore, e solli vendimin e parë, gjegjësisht ka dorëzuar propozim për shqiptimin e dënimit për shkelje, për programin e parë të shërbimit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë përkatësisht RTVM1, për shkak të emetimit të reklamave qeveritare.

Siç njofton Agjencioni për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, pas propozimit të dorëzuar nga Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e medieve, Agjencioni ka dorëzuar kërkesë për sjelljen e procedurës për shkelje, në të cilën Gjykata do të shqiptojë sanksion – paralajmërim kundër RTVM1.

Shkelja është bërë në periudhën prej 2 deri më 5 shtator të vitit 2016, kundër nenit 75 paragrafi 4 nga Kodi Zgjedhor janë emetuar reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”.