Maqedoni

Nikollovski akuza pushtetit, u keqpërdorën mjetet për pastrimin e kanaleve

10.09.2016 15:10

LSDM nëpërmjet zëvendësministrit plotësues të bujqësisë Lupço Nikollovski ka akuzuar pushtetin për keqpërdorim të mjeteve...

LSDM nëpërmjet zëvendësministrit plotësues të bujqësisë Lupço Nikollovski ka akuzuar pushtetin për keqpërdorim të mjeteve të dedikuara pikërisht për pastrimin e kanaleve.
 
Sipas Nikollovskit pikërisht kriminaliteti i pushtetit ka shkaktuar pasoja të mëdha për sigurinë e të gjith qytetarëve, siç ishte rasti me vërshimet e 6 gushtit në rajonin e Shkupit.  
 
“Me vërshimet doli në sipërfaqe tër puna e pa papërgjegjëshme e pushtetit, për çka që nga muaji janar po vërtetojmë me dokumente dhe matriale.Vetëm në vitin 2014 agjencioni për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural nëpërmjet programit të tij për zhvillim rural  ka paguar mbi 2 milion e gjysëm euro për pastrimin e kanaleve përkatësisht mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve për ujitje dhe pastrim dhe për investime në sferën e menaxhimit me ujrat. Përsëri pjesa më e madhe e këtyre mjeteve shkojnë te kompani të afërta me pushtetin si Sileks Jometale që ka marr 400 mijë euro, ashtu  edhe Stengtongradba poashtu 400 mijë euro, Transmet 700 mijë si dhe Stengton dhe Zhikoll rreth 800 mijë euro”, shprehet zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
 
Poashtu sipas Nikollovskit në raportin përfundimtar të revizionit pikërisht te agjencioni për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, revizori shtetëtorë për vitin 2014 ka konstatuar se rreth 3 milion euro janë paguar por jo në përputhje me ligjin dhe se nuk janë respektuar procedurat ligjore për kontroll në teren para pagesës.
 
Ai pretendon se nga paratë për pastrimin e kanaleve reth 700 mijë euro ka fituar kompania Transmet e Seat Koç dhe rreth gjysëm milion euro nga këto mjete ka marr kompania Sileks Jometale në pronsi të Sileks SH.A Kratovë në pronësi të Lubisav Ivanov Xingo, djali mi të cilit është pronar i TV Sitel.
 
Në këtë të fundit sipas LSDM-së Minsitri Mihaill Cfetkov ka pasur konflikt interesash pasi ka qenë edhe anëtarë i këshillit drejtues të Sileka SH.A Kratovë.                                                            
“Në kohën e nënshkrimit të marrveshjes me Sileks Jometale dhe pikërisht në periudhën e pagesës së parave Minsitri Mihaill Cfetkov është edhe anëtarë i këshillit drejtues të Sileka SH.A Kratovë.Kjo është konflikt klasik i interesave për çka kemi parashtruar edhe padi penale dhe presim epilog gjyqësor. Ja marrveshja ku shihet nënshkrimi i Mihail Cfetkovit”, shprehet zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
 
LSDM pretendon se pikërisht me këtë mjete duhej të pastrohen kanalet në rajonin e Shkupit. 
 
GYLTENE SINANI