Maqedoni

Kongrsi i VII i jashtëzakonshëm i PPD-së, Abdyladi Vejseli kthehet në krye të partisë

10.09.2016 15:25

Abdyladi Vejseli , u zgjodh kryetari I Partisë për Prosperitet Demokratik me shumicë votash nga delegatët e pranishëm në kongresin e VII – të...

Abdyladi Vejseli, u zgjodh kryetari I Partisë për Prosperitet Demokratik me shumicë votash nga delegatët e pranishëm në kongresin e VII – të, të  jashtë zakonshëm që u mbajt sot në Tetovë.
 
Kryetari I sapo zgjedhur I PPD-së Abdyladi Vejslei , u shpreh se deri në vitin 2001 nuk ka qenë lehtë të merresh me politik , në kohën kur i  gjithë Ballkani thuajse ishte në luftë, ndërsa PPD në atë kohë mbronte interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.
 
“Nuk është letë të merresh me politik , deri në vitin 2001, përshake se shqiptarët nuk ishin të barabartë edhe pse tentonte PPD-ja që me çdo kusht të barazonte popullin shqiptarë me atë maqedonas . Ishim me një situatë ku për ballë nesh u themelua një parti tjetër shqiptare, e cila kundërshtonte çdo iniciativë shqiptare përshkak  se e themeluan të tjerët për të dëmtuar shqiptarët . Tash jemi dëshmitar të një politike të mbrapshtë të udhëhequr nga shqiptarët , një grup I cili pasurohet , një grup tjetër I cili paradite thotë dhe premton dhe nuk realizon, e natën me maqedonasit thotë “ do të jemi besnik deri në vdekje”, shprehet kryetar i PPD-ës, Abdyladi Vejseli.
 
Vejseli la të hapur mundësin për bashkimin e opozitës shqiptare.
 
Ndërkohë premtoi se PPD-ja tani do të punojë intensivisht për të u përgatitur dhe të merë pjesë në zgjedhjet parlamentar që pritet të mbahen ne dhjetor të këtij viti.
 
Kongresi I jashtë zakonshëm I PPD-ës , erdhi si pasojë e përplasjeve të fundit që ndodhën  brenda PPD-ës.
 
Ndërsa këtë kongres nuk e pranon Faton Aliti I cili dje për TVM2 tha se ai është kryetar legjitim, ndërsa kongresin e sotëm e quajti një aheng privat, i grupit që nuk ka njohur vendimet e kongresit të fundit paraprak.
 
VISAR SADIKI