Maqedoni
RDM, në vend mbretëron kaos urbanistik
10.09.2016 16:03
Partia për Ripërtritjen Demokratike të Maqedonisë ka reaguar sot lidhur me siç vlerësojnë nga kjo parti kaosin urbanistik që mbretron në vend...

Me qëllim të ndryshimit të konceptit të urbanizmit dhe ndërtimtarisë kjo parti si parti e gjelbërt propozon disa propozim ligje dhe zgjidhje të përkohshme dhe afatgjate për problemet e shumta në Maqedoni me urbanizmin.
“Për RDM-në është i pa pranueshëm kaosi që mbretëron në urbanizëm, anti ekologjik dhe anti demokratik i udhëhequr vetëm nga biznes interesat.Është i domosdoshëm ndryshimi i konceptit në urbanizëm dhe ndërtimtari.Këto sfera duhet të jenë në funksion të qytetarëve, për plotësimin e nevojave për jetë humane, të shëndetshme dhe kualitative.Për këtë qëllim RDm si parti e gjelbërt propozon një pako ligjesh për jetë normale të qytetarëve. Ligj të ri për planifikim hapsinor dhe urbanistik.Ligj të ri për ndërtim.Ligj të vërtetë për gjelbrim. Dhe ligj për arkitekt të qytetit.Këto ligje duhet të bazohen në standarde urbanistike dhe norma që mbajnë llogari për dedikimin e hapsirës, numrin e popullsisë, lartësinë e objekteve, sipërfaqet e gjelkbërta, ekspozimin në diell, qarkullimin e komunikacionit dhe parametra tjer profesional”, deklarojn nga partia për Ripërtritjen Demokratike të Maqedonisë.
