Maqedoni

Tradita e re e Shkupit, një copë bakllava për Kurban Bajram

10.09.2016 16:43

Një copë bakllava për Kurban Bajram, ishte motoja e manifestimit tradita e re e Shkupit, me rastin e Kurban Bajramit...

Sipas traditës së ruajtur ndër vite për këtë festë përveç simbolit të sajë kurbanit, edhe bakllava është pjesë e sofrës për çdo Bajram, andaj Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” nga Shkupi, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizuan shpërndarjen e bakllavasë në sheshin e kryeqendrës, për të gjithë qytetarët.
 
“Ky project pritet shum mir si nga ne aktivistët gjithashtu edhe nga të gjithë qytetarët,duke pasur parasysh se qëllimi kryesor I këtij projekti është tolerance dhe respekti ndër fetar,për secilin njeri pa marr parasysh pikëpamjet e tyre fetare apo kombëtare”, shprehet aktivistja e shoqatës“Parimi Kulturor”, Besa Luzha.
 
Ky manifestim bëri që atmosfera festive në Shkupin shumetnik dhe shumkonfesional të ndjehet edhe te ata që nuk i përkasin besimit islam, prandaj pasi e shijuan bakllavanë nuk ngurruan që bashkëqytetarëve të tyre tu urojnë Kurban Bajramin. 
 
“Shum bukur, urime festa të gjithë qytetarëve të fes Islame, shëndet paqe, fat dhe të tjerat çfar të jep zoti”...
 
“Të jemi me jetë dhe shëndet, të jemi njëri me tjetrin për të mira. Urime festën faleminderit…
 
“Urime festën për shum vite,më vjen mire që kan organizuar diçka të tillë,dhe të vazhdon tradita gjith të mirat”, shprehen qytetarë për TVM2.
 
Bakllavaja u pëlqeu edhe turistëve që po kalonin sot në sheshin e Shkupit. 
 
“Më pëlqen bakllava,ne jemi nga SHBA-të,ne nuk e kemi kët ëmbëlsirë atje por e pelqejmë shum”, shprehet turisti nga Amerika.
 
Ky projekt realizohet për të katërtin vit me rradhë, ndërsa në dy vitet e fundit realizohet në bashkëorganizim me Ministrinë e Kulturës.
 
GYLTENE SINANI