Maqedoni

Minsitria e Bujqësisë, akuzat e Nikollovskit të pa vërteta

10.09.2016 17:21

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në kundërpërgjigjen ndaj akuzave të zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Ljupço Nikolovski...

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në kundërpërgjigjen ndaj akuzave të  zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Ljupço Nikolovski thekson se akuzat nuk janë të sakta.

Ministri Mihail Cvetkov në kohën e lidhjes së marrëveshjeve me "Sileks Jometale", nuk ka qenë anëtarë i SH.A "Sileks Kratovë.

Minsitri Cvetkov menjëherë pas marrjes së funksionit minister I Bujqësisë ka dhënë dorëheqje deri te Këshilli i SHA Sileks.

Por meqë kuvendi mblidhet rëndom një here në vit, Cvetkov në mënyrë plotësuese edhe deri te komisioni për pengimin e korrupcionit parashtroi deklaratë të vërtetuar në Noter se nuk është më anëtarë I këtij Këshilli, me çka është ruajtur procedura ligjore, thuhet në reagimin e Minsitrisë.

Njëherit theksohet se sa i përket asajë se cilat ndërmarrje do ti pastrojnë kanalet kjo është caktuar në tender, ndërsa marrveshjet janë nënshkruar me ato që kanë ofruar çmime më të favorshme, përkatësisht më të ulëta.

Çdo ndërmarrje për ekonomizim me ujra cakton mbrukqyrës që në teren e ndjek dhe konfirmon punën e kryer.

Të gjitha raportet janë nënshkruar përveç nga kontolluesi I punimeve edhe nga kryerësi i punimeve, drejtori i ndërmarrjes për për ekonomizim me ujra dhe drejtorit të drejtorisë për ekonomizim me ujra pran Minsitrisë së bujqësisë, thuhet në Reagim.

Sipas këtij reagimi përveç procedures ligjore ministry Cvetkov para pagesës së mjeteve në mënyrë plotësuese ka formuar komision për kontrollin e punëve të kryera të lidhura me pastrimin e kanaleve për pastrim apo ujitje, në përbërjen e të cilëve krahas përfaqësuesve të minsitrisë ka pasur edhe anëtarë nga institucionet tjera kopetente.

Poashtu sipas MInsitrisë së Bujqësisë nuk janë ndarë tender vetëm te kompanive të afërta me pushtetin, por edhe kompanive të afërta me siç thuhet klanin e Zaevit SH.A Pellagonija Strumicë, e cila ka fituar 5 tendera, për çka ka fituar 36 miljon denarë. 

ERSAN PAJAZITI