Maqedoni
Nis pastrimi i kanaleve në rajonet e vërshuara, Martinovski: Do të pastrohen 213 kilometra
10.09.2016 17:49
Kanelet në Hasanbeg, Stajkovcë dhe Haraçinë janë duke u zgjeruar dhe pastruar, në mënyrë që të rrjedh uji më mirë...

Kanelet në Hasanbeg, Stajkovcë dhe Haraçinë janë duke u zgjeruar dhe pastruar, në mënyrë që të rrjedh uji më mirë, si dhe janë pompuar rreth 7 miljon kub ujë, informojnë nga Ndërmarrja publike “Menaxhim me Ujërat”.
Si një ndër fajtorët për zënien e kanleve sipas kësaj ndërmarrje janë vetë qytetarët të cilët hedhin mbeturina të ndryshme në kanale, andaj ata apoelojnë deri tek qytetarët që të jenë më të kujdeshëm në këtë drejtim.
“Ky është kanli kryesor i zonës së poshtme. E kemi zgjeruar, që të mundet të pranoj më shumë ujë. I gjithë kanali, dikund rreth 20 kilometra është pastruar dhe zgjeruar, të gjitha mangësitë që kanë qenë i kemi përmirësuar, kemi ndërtuar shtresa, në mënyrë që uji të rrjedh më shpejt. Apelojmë qytetarët mos të gjuanë mbeturinapër shkak se niveli i ujit të kanaleve është i vogël dhe kjo ndikon që uji mos të rrjedh siç duhet”, shprehet drejtori i ADV “Stopansko pole”, Toni Martinovski.
Nga ADV Stopansvo informuan gjithashtu se janë në proces të marrjes së makinerisë se re e cila do të krijon kushte për efikasitet më të madh në terren.
Deri në fund të vitit pritet që të pastrohen rreth 213 kilometra kanal.
“Sipas programit është planifikuar që të mpastrohen 213 kilometra, deri më tani kemi pastruar rreth 92 kilometra, që do të thotë se kemi realizuar gjysmën e programit, por duhet të mirret parasysh se vëllimin më të madh të punës e kemi prej në shtator e deri më dhjetor, sepse në këtë periudhë janë më të përshtatshme kushtet për punë”, shprehet drejtori i ADV “Stopansko pole”, Toni Martinovski.
Rreshjet e shiut gjatë javës së fundit nuk kanë ndikuar që uji të del prej kanaleve, thonë nga ndërmarrja për menaxhimin me ujërat.
Ata thonë se i gjithë rrjeti i kanlizimit është në kondicion të mirë, ndërsa sipas tyre edhe nëse rreshjet janë me intenzitet më të madh ditëve të ardhsme, kanalet kanë dispozicion për të pranuar ujin.
ERSAN PAJAZITI
