Botë

Sidnei: Sulmuesi me thikë akuzohet për terrorizëm

11.09.2016 13:21

Policia e Australisë kumtoi se burri (22) i cili me thikë sulmoi personin e panjohur, është akuzuar për terrorizëm dhe për tentim për vrasje...

Në kumtesën e policisë theksohet se burri i lënduar (59) ka marrë plagë nga thika derisa ka shëtitur në parkun e paralagjes Minto në pjesën jugperëndimore të Sidneit.
 
Ai pas sulmit është dërguar në spital dhe gjendet në gjenje kritike.
 
Para se të arrestohet sulmuesi ka tentuar që me thikë të shpojë edhe një polic./mia