Maqedoni
Vëzhguesit filluan me vëzhgimin e presidencialeve
12.04.2014 17:07
Procesin per zgjedhjet presidenciale te 13 prillit po e monitorojne 8325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj...

Procesin per zgjedhjet presidenciale te 13 prillit po e monitorojne 8325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj, si dhe 222 përkthyes te cilet janë akreditur nga Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve.
Organizata “Most” ka 1790 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humane “Singerija” 4970 vëzhgues, Organizata “Vepro” 1500 vëzhgues si dhe shoqata të tjera vendore potencohet në faqes zyrtare të KSHZ-së.
Nga misioni i OSBE/ODIHR janë akredituar 41 vëzhgues dhe 146 përkthyes, OSBE me 91 vëzhgues, Ambasada e SHBA-ve me 27 vëzhgues dhe 54 përkthyes, Misioni i BE-së me 27 vëzhgues si dhe ambasadat e vendeve të rajonit dhe vendeve tjera me numër të vogël të vëzhguesve. Shefi i Misionit të OSBE - ODIHR për programin tone deklaron se ata do të monitorojnë procesin zgjedhor në 10 qytete.
“Në raundin e parë të zgjedhjeve të 13 prillit në zgjedhjet presidenciale, vëzhguesit e OSBE -ODIHR-së përafërsisht janë të ndarë në 10 grupe ata do të vëzhgojnë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Manastir, Prilep, Strumicë, Kocan dhe Veles, bëhet fjalë për 10 vende ku do të vëzhgojnë, këta njerëz nuk janë në numër të madh por kuptohen janë me përvojë dhe janë në Maqedoni më shumë se 1 muaj”, shprehet Shef i Misionit OSBE/ODIHR, Gert Hinric Arens.
Këto të dhëna janë për të akredituarit vetëm për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen nesër, ndërsa afati për akreditimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdon deri më 22 prill.
Arens i cili për herë të dytë monitoron procesin e zgjedhjeve në Maqedoni thotë se nga vendet anëtare të OSBE-së do të kërkojmë edhe 300 monitorues afatshkurtër që do të jenë të pranishëm në javën e fundit të fushatës dhe në ditët e zgjedhjeve. Neve si mision na intereson procesi i votimit dhe ecuria e zgjedhjeve, si dhe më pas do të japim vlerësimin e përgjithshëm”, theksoi shefi i misionit Arens.
Rina Turkeshi-Sahiti, TVM2
