Botë
Janë shpëtuar 2.300 migrantë në Detin Mesdhe
11.09.2016 14:25
Ekipet e shpëtimit gjatë ditës së djeshme kanë shpëtuar 2.300 migrantë në 18 operacione në Detin Mesdhe...

Ekipet e shpëtimit gjatë ditës së djeshme kanë shpëtuar 2.300 migrantë në 18 operacione në Detin Mesdhe, të koordinuar nga roja bregdetare italiane.
Në operacion kanë marrë pjesë një anije spanjolle, e cila i takon forcave detare të BE-së, një anije e marinës irlandeze, si dhe anije të katër organizatave joqeveritare.
Roja bregdetare italiane nuk njoftoi se prej ku janë shpëtuar migrantët./mia
