Botë
Tërmet në Tanzani, 13 të vdekur mbi 200 të lënduar
11.09.2016 14:45
Tërmet ka pasur edhe në Tanzani prej ku njoftohet edhe për viktima dhe të lënduar...

Nga tërmeti me magnitudë 5.7, shkallë në Tanzaninë Veriore kanë humbur jetën të paktën 13 persona, ndërsa rreth 203 persona janë lënduar.
Tërmeti goditi në afërsi të kufirit me Ugandën dhe Ruandën pranë liqenit Viktoria.
Poashtu njoftohet për dëme të mëdha në ndërtesa në Bukoba, një qytet me më shumë se 70 mijë njerëz, ku janë raportuar edhe viktimat.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Kenyan perëndimore. Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash të shtunën në orën 15:27 sipas kohës lokale.
