Botë

Akuzë për terrorizëm kundër njërës prej grave të arrestuar për lidhshmëri me sulmet e planifikuara në Paris

11.09.2016 15:09

Gjykatësi francez ngriti akuzë kundër njërës prej grave, të arrestuar nën dyshimin për tentim për sulm terroistë në Paris...

E akuzuara Ornale G. (29) nëna e tre fëmijëve, ka planifikuar të shkojë në Siri, me qëllim që të luftojë në anën e islamistëve. Ajo është e akuzuar për pjesëmarrje në grupin kriminal me qëllim për kryerje të sulmeve terroriste dhe për tentim për vrasje, të planifikuar nga grupi i organizuar kriminal.
 
Ornela G. do të mbetet në paraburgim, derisa miku me të cilin ajo u arrestua u lirua, pa asnjë akuzë kundër tij.
 
Shenja të gishtrinjëve të Ornela G. u zbuluan në automjetin e braktisur me bombola gazi në afërsi të katedrales parisiene Notr Dam./mia