Botë
Në sulmet e forcave turke në Siri janë vrarë 20 xhihadistë
11.09.2016 15:54
Në sulmin ajror të forcave turke në pjesën veriore të Sirisë janë vrarë 20 pjesëtarë të SHI-së, njoftoi sot televizioni CNN Turk...

Në sulmin ajror të forcave turke në pjesën veriore të Sirisë janë vrarë 20 pjesëtarë të SHI-së, njoftoi sot televizioni CNN Turk, duke iu referuar kumtesës së armatës turke.
Caku i sulmeve të djeshme kanë qenë tri ndërtesa, një automjet dhe një motoçikletë në afërsi të qytetit sirian Tel el Hava.
Kryekomandanti i ushtrisë turke paraprakisht kumtoi se operacioni "Mbrojtja e Eufratit" në kuadër të së cilës armata turke para dy javëve hyri në veri të Sirisë, do të vazhdojë./mia
