Maqedoni
21 prilli ditë jo-pune për gjithë qytetarët e Maqedonisë
12.04.2014 16:18
Ministria për punë dhe politik sociale ka deklaruar se sipas Ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë...

Ministria për punë dhe politik sociale ka deklaruar se sipas Ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë Dita e parë e Pashkëve, dita e hënë 21 prilli nuk do të punohet.
Ditët jo-pune për të gjithë qytetarët gjatë gjithë vitit
• 21 Prill -Dita e parë e Pashkëve ,
• 1 Maj- Dita e Punës
• 24 Maj - Shën Kirili dhe Metodi
• 28 korrik - Dita e parë e Fitër Bajramit
• 2 Gusht - Ilindeni
• 8 Shtatori -Dita e Pavarësisë
• 11 Tetor - Dita e Kryengritjes
• 23 tetori - Dita e luftës revolucionare
• 8 dhjetor - Shën Klementi i Ohrit .
15 ditët e mbetura janë festa jo- pune fetare ose ditë të pjesëtarëve të bashkësive në vend.
Për besimtarët mysliman ditë jo pune është:
• 4 tetori - Kurban Bajrami
Ditë jo punë për shqiptarët është:
•22 nëntori - Dita e alfabetit
