Botë

Siri, 100 civil të vrarë në 24 orët e fundit

11.09.2016 16:39

Rreth 100 civilë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në sulmet ajrore në Siri, ka raportuar Obervatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër...

Rreth 100 civilë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në sulmet ajrore në Siri, ka raportuar Obervatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.

Ky observator njoftoi mbrëmë se afro 58 civilë janë vrarë, përfshirë 13 fëmijë, në sulmin ndaj një tregu në qytetin Idlib.

Po ashtu, ky grup tha se afro 30 civilë janë vrarë në hapësirat nën kontrollin e kryengritësve, rreth qytetit Alepo. Konsiderohet se sulmet ajrore janë ndërmarrë nga qeveria e Sirisë ose Rusia.

Ndërkohë nga sulmet ajrore të Turqisë janë vrarë 20 militantë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në pjesën veriore të Sirisë, ka njoftuar sot ushtria turke.

Në kumtesën e zyrës së shefit të Shtatmadhorisë së ushtrisë së Turqisë, theksohet se mbrëmë aeroplanët luftarakë i kanë sulmuar tri ndërtesa, që besohet se u takojnë militantëve të IS-it, dhe një makinë e një motoçikletë.

Derisa aeroplanët luftarakë të Turqisë i marrin në shënjestër caqet e IS-it në Siri, atje vazhdojnë edhe përleshjet ndërmjet forcave turke dhe atyre kurde.

Këto sulme ndodhën pas shpalljes së marrveshjes SHBA- Rusi për armëpushim në Siri, që pritet të hyjë në fuqi të hënën.