Botë
Koreja Veriut e gatshme për provë të re bërthamore
12.09.2016 09:24
Zyrtarë të Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë provë tjetër bërthamore...

Veriu ka kryer testin e pestë bërthamor të premten, që njëherësh konsiderohet edhe më i madhi.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes jugkoreane tha se Phenjani ka një tunel të papërdorur që mund të përdoret për shpërthimin e gjashtë, në çdo kohë.
Provat e tilla janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rënë dakord që të nisë hartimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.
SHBA veçmas ka paralajmëruar “pasoja serioze” për Veriun./REL
