Maqedoni
Festohet Kurban Bajrami, urime për mirësi, paqe e shëndet
12.09.2016 10:01
Sot besimtarët myslimanë në Maqedoni dhe botë festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit....

Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup.
Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit filloi festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit.
Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.
Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për All-lahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore.
Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.
Dita e parë e Kurban bajramit, 12 shtatori është ditë jopune për besimtarët e besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë.
